Policia ka njoftuar se është raportuar për një grua e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Mitrovicën e Veriut, ka bërë të ditur policia.
Po ashtu, është bërë e ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërkaq me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë Veri 16.09.2021-12:35. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.