UBT News

Burri nga India udhëtoi drejt Dubait për ta blerë iPhone 14

Një burrë nga shteti jugor i Keralas udhëtoi mijëra kilometra drejt Dubait për të blerë modelin e fundit të iPhone, vetëm disa orë para se të dilte në shitje në Indi.

Dheeraj Palliyil udhëtoi jashtë vendit për të blerë iPhone 14 Pro javën e kaluar në një përpjekje për t’u bërë një nga të parët në botë që zotëron telefonin e ri. Ai shpenzoi 40 mijë rupe (500 dollarë për bileta) dhe 129 mijë të tjera për ta blerë telefonin.

iPhone është padyshim një nga telefonat inteligjentë më të preferuar në botë. I lansuar për herë të parë nga Apple në vitin 2007, telefoni ka revolucionarizuar teknologjinë celulare dhe është një nga arsyet kryesore pas suksesit gjigant të kompanisë.

Kjo është hera e katërt për burrin nga India që udhëton drejt Dubait vetëm për të blerë telefonin para të tjerëve./UBTNews/

Exit mobile version