Një burrë në Prishtinë, ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike në gruan së cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me zyrtarin e QPS-së dhe prokurorin, është dërguar në strehimore.
Me vendim të prokurorit, të dielën i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si dhunë në familje.
“Prishtinë 08.09.2022 – 18:30. Është arrestuar me 11.09.2022 i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti me datën e cekur ka ushtruar dhunë fizike viktimën femër kosovare, të cilës i kishte shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me zyrtarin e QPS-së dhe prokurorin, është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.