UBT News

Burri dhe gruja rrihen mes vete në Prizren

Në komunën e Prizrenit është raportuar një rast i dhunës në familje. Policia njofton se pas një mosmarrëveshjeje, burri dhe gruaja kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

“Raportohet se të dyshuarit mashkull kosovar dhe femër kosovare kishin bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë, dhe pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin ku kanë marrë lëndime të lehta trupore.”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me udhëzimin e të cilit fëmijën e merr nëna e tij deri në vendimin e gjykatës.

“Dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version