UBT News

Burri dëmton shtëpinë me sëpatë

Një burrë ka dëmtuar shtëpinë e tij me sëpatë pas një mosmarrëveshjeje që ka pasur me gruan e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Kaçanik, ndërsa ishte bashkëshortja ajo që ka raportuar rastin.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka dëmtuar me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën e hyrjes së shtëpisë”, thuhet në raport.

Aty thuhet po ashtu se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version