Një notar i cili ishte bllokuar dy milje e gjysmë nga bregu në ujërat e akullta të Gjirit Tralee në Irlandë, u shpëtua të dielën, derisa një vullnetar në ekipin e kërkimshpëtimit e quajti “mrekulli”.
Burri që besohet të jetë në të 30-tat e hershme, u nxor nga uji i ngrirë nga një varkë shpëtimi Fenit RNLI në orën 8:30 pasdite, i ndihmuar nga një tufë delfinësh për të cilët ekuipazhi i barkës së shpëtimit besonte se i “ndihmoi”.
Burri i cili ishte i rraskapitur e cili mendohet të jetë nga Derry, tha se ai kishte provuar të notonte mbi 5 kilometra larg bregut të plazhit Castlegregoru në Irlandën jugperëndimore në Shkëmbin Mucklagmore, por ai ishte shumë i papërgatitur.
Ai u gjet më shumë se 12 orë prej kur ishte nisur, pa asgjë të veshur veç një palë trungje të dobëta noti, i rrethuar me delfinë.
Vullnetari i Fenit RNLI Jackie Murphy tha se ishte një “mrekulli” që burri kishte mbijetuar nga sprova, dhe e vlerësoi O’Connell me shpëtimin e tij falë aftësisë së tij për të llogaritur pozicionin e mundshëm të notarit.
Ekuipazhi e tërhoqi burrin, i cili ishte tepër i vetëdijshëm, nga uji dhe e dërgoi përsëri në breg, ku u prit nga një ambulancë dhe u transportua menjëherë në spital.
Ekipi i shpëtimit tha se ai ishte shumë me fat sepse vetëm edhe një gjysmë ore dhe ai do të kishte vdekur.
“Temperatura e trupit ishte shumë e ulët, doktorët ishin të mrekulluar, ishte vërtetë e pabesueshme”.
Ai tha se gjatë gjithë kohës ishte i rrethuar nga delfinë dhe beson që në ndonjë mënyrë e kanë ndihmuar./KOHA