Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij, pas një mosmarrëveshje.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit janë arrestuar. Rasti ka ndodhur pasditen e së martës, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.