UBT News

Burkina Faso dëbon dy gazetarë francezë

Burkina Faso ka dëbuar dy gazetarë që punonin për gazetat Le Monde dhe Liberation, thanë të dielën dy të përditshmet franceze.

Korrespondentja e Le Monde Afrique, Sophie Douce dhe korrespondentja e Liberation, Agnes Faivre u dëbuan nga Burkina Faso të shtunën, sipas dy gazetave, dhe mbërritën në Paris mëngjesin e të dielës.

Le Monde tha se “dënon në termat më të ashpër vendimin arbitrar” për të dëbuar gazetarët./UBTNews/

Exit mobile version