Acidet yndyrore omega-3 janë pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme. Ekzistojnë tre acide yndyrore të rëndësishme omega-3 për t’u njohur kur diskutojmë për fiziologjinë njerëzore.
Burimet bimore, siç janë arrat dhe farat janë të pasura me acide yndyrore ALA (alfa-linolenic), ndërsa peshqit, alga e detit mund të japin DHA (acid dokosheksaenoik) dhe EPA (acid Eikosapentaenoic). Të ushqyerit me një larmi burimesh omega-3 është i rëndësishëm.
ALA është acidi yndyror më i zakonshëm që gjendet në ushqim. Dy të tjerët janë më të vështirë për t’u gjetur në burimet bimore.
Ku mund ta marrin omega-3?
Arrat – Arrat përmbajnë 3.346 g ALA për filxhan
Farat Chia – Farat Chia përmbajnë 5.055 gram ALA për 1 lugë gjelle
Farat e lirit – Farat e lirit përmbajnë 6.703 gram ALA për 1 lugë gjelle
Farat e kërpit – Farat e kërpit përmbajnë 2.605 g ALA në çdo 3 lugë gjelle
Vaji i sojës – Vaji i sojës përmban 0.923 g ALA për një lugë gjelle
Çfarë duhet të dini tjetër?
Spirulina dhe chlorella janë forma të ndryshme të algave që shumë njerëz i hanë për përfitimet e tyre shëndetësore. Këto janë burime të rëndësishme të omega-3 për njerëzit në një dietë vegjetariane ose vegaen, pasi ato janë një nga grupet e pakta të bimëve që përmbajnë DHA dhe EPA./neps.al