UBT News

“Burimet e ripërtërishme të energjisë në rrjetin shpërndarës” në fokus të Akademisë Verore të Inxhinierisë së Energjisë

Ka filluar zyrtarisht punimet Akademia Verore e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë në Global UBT Fest, e cila objekt diskutimi ka burimet e ripërtërishme të energjisë në rrjetin shpërndarës, integrimi dhe sfidat.

Një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë akademi po e dhënë panelistët sikurse Prof. Ass. Marigona Krasniqi, Prof. Asoc. Armend Ymeri, Lutfije Dervishi, Drenusha Gashi e Trim Tërnava, të cilët ndanë ekspertizën e tyre në këtë drejtim.

Kjo akademi verore ka mbledhur dhjetëra pjesëmarrës të interesuar mbi një gamë të gjerë temash thelbësore që po diskutohen për inxhinierinë e energjisë. Në akademi u theksua se burimet e rinovueshme të energjisë luajnë një rol vendimtar në rrjetet moderne të shpërndarjes, duke transformuar mënyrën se si gjenerohet, transmetohet dhe shpërndahet energjia elektrike.

 

Exit mobile version