UBT News

Burgoset sërish reperi i njohur iranian

Irani e ka burgosur sërish një reper të njohur vetëm dy javë pasi u lirua nga burgu. Autoritetet iraniane e arrestuan Toomaj Salehin nën dyshimet për “shpërndarje të gënjeshtrave dhe dhunës në opinion publik”.

Salehi njihet për këngët e tij të cilat i realizoi në shenjë proteste për çështjet shoqërore të Iranit dhe politikat e qeverisë së Republikës Islamike të Iranit. Ato këngë janë “Mouse Hole”, “Turkmenchay” dhe “Pomegranate”.

Ai u lirua nga burgu në mes të muajit nëntor pasi mbi një viti në paraburgim nën akuzat se mbështetësit e tij thanë se janë bazuar në muzikën e tij dhe për atë arsye morën pjesë në protestat që shpërthyen vitin e kaluar në Iran pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini. Kjo e fundit vdiq në paraburgim pas arrestimit nga policia e moralit për mosveshjen e përshtatshme të hixhabit./UBTNews/

Exit mobile version