UBT News

Burgoset gazetarja ruse, shkroi në rrjete sociale rreth luftës në Ukrainë

Gazetarja ruse, Maria Ponomarenko është dënuar me gjashtë vjet burg për një postim në rrjetet sociale pas një sulm vdekjeprurësi nga avionët luftarakë rusë në një teatër në Ukrainë.

Një gjykatë në Barnaul të Siberisë e shpalli atë fajtore për përhapjen e “lajmeve të rreme”, sipas ligjeve ruse. Gjithashtu asaj iu ndalua veprimtaria si gazetare për pesë vjet.

Qindra civilë vdiqën si pasojë e bombardimit të teatrit të Mariupolit në mars të vitit të kaluar. Ajo u arrestua gjatë prillit të kaluar, disa javë pas bombardimit të qytetit, pasi shkroi në rrjete sociale mbi sulmin që kanë kryer avionët luftarakë rusë edhe pse ministria ruse e mbrojtjes e ka mohuar sulmin.

Ajo është një nga një numër në rritje i disidentëve rusë të burgosur për kritika ndaj luftës në Ukrainë.

Rreth 1 mijë e 200 civilë po kërkonin strehim brenda teatrit kur u bombardua nga avionët luftarakë rusë. Autoritetet ukrainase besojnë se 300 njerëz u vranë, por sipas një raporti të Associated Press, 600 ishte numri i civilëve të vrarë./UBTNews/

Exit mobile version