UBT News

Bunjaku: Shteti nuk mbahet me ‘vitra’ dhe ndihma sociale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku në seancën e sotme plenare ku ishte i ftuar për raportim ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se shteti nuk mbahet me ‘vitra’ dhe ndihma sociale.

“Shteti nuk mbahet me ‘vitra’ as me ndihma sociale mbahet me investime dhe me thithje e investitorëve të huaj dhe me hapjen e vendeve të reja të punës. Ju mundeni me qesh ministër por kjo na preokupon të gjithë neve, ne vetëm po flasim po flasim dhe absolutisht nuk po iu hynë në vesh juve dhe absolutisht nuk po merreni me kritikat e opozitës sepse arroganca e numrave iu ka bërë me u ndje komod mirëpo shpejt shkon ky mandat dhe nuk besoj që ka me iu shkua deri në fund”, tha ajo.

Deputetja Bunjaku theksoi po ashtu se buxheti i Kosovës është duke u shfrytëzuar më së keqi, dhe shtoi se investimet kapitale janë në shkallën më të ulët.

“Ku buxheti I Republikës së Kosovës është duke u shfrytëzuar më së keqi, investimet kapitale janë në shkallën më të ulët, infrastruktura nuk po kryhet sipas parashikimeve dhe planifikimeve rrugët në Kosovë janë në gjendje kritike, prodhuesit vendor janë në gjendje të mjerueshme pa mbështetje nga ministria dhe nga kjo qeveri. Iu garantoj që rënia e investimeve kapitale ka rrit numrin e të ikurve nga Kosova… Është fol që do të ketë rritje të pagave dhe nuk kemi rritje të pagave janë mashtruar domethënë kjo qeveri sepse shumë sektor janë ulë pagat, rrezikshmëria e policëve nuk është e planifikuar”, tha ajo.

Exit mobile version