Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se gjendja e shkaktuar pas reshjeve të shiut në këtë qytet, është përkeqësuar.
Bulliqi në një postim në Facebook, pak pas mesnatës, ka shkruar se po punojnë me të gjitha kapacitetet për tejkalimin e kësaj situate.
“Jemi në terren për të përcjell nga afër situatën e cila orëve të fundit është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut. Po punojmë me të gjitha kapacitetet bashkë me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës si dhe kompanitë e kontraktuara për tejkalimin e kësaj situate”, ka shkruar ai.
I pari i Podujevës ka apeluar qytetarët e kësaj komune që të bashkëpunojnë me institucionet.
“Kërkojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet, ne do të qëndrojmë pranë juve në çdo situatë!”, ka vijuar ai.