UBT News

Bullgaria sërish në izolim

Bullgaria sërish do të futet në izolim pas rritjes së rasteve me COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Kostadin Angelov thotë se shkollat, restorantet dhe qendrat tregtare do të mbyllen për dhjetë ditë, duke filluar nga e hëna.

Sot u raportuan më shumë se 4 mijë raste. Më shumë se 11 mijë e 700 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Bullgari./UBTNews

Exit mobile version