UBT News

Bullgaria do të pezullojë importin e farave të lulediellit nga Ukraina

Qeveria bullgare ka rënë dakord për ndalimin e përkohshëm të importit të farave të lulediellit nga Ukraina pas protestave të fermerëve, tha kryeministri Nikolai Denkov, duke u zotuar se do të mbështesë prodhimin nga fermerët vendas.

Importi i farave ukrainase do të pezullohet deri në dy vjet derisa të dy vendet të jenë pajtuar për kuotat përkatëse të importit.

Prodhuesit bullgarë të drithërave po kërkojnë gjithashtu ndalimin edhe të importeve të grurit dhe misrit nga Ukraina, pasi kanë frikë nga konkurrenca./UBTNews/

Exit mobile version