Buka në Bashkimin Evropian ishte 18 për qind më e shtrenjtë në gusht të këtij viti se në të njëjtin muaj të vitit 2021, njoftoi sot Enti Evropian i Statistikave Eurostat.
Kjo rritje e çmimit është shumë më e lartë se një vit më parë, kur çmimi i këtij ushqimi u rrit me tre për qind krahasuar me gushtin 2020.
Rritja e çmimit ishte e ndryshme në vendet anëtare individuale, dhe më e larta u regjistrua në Hungari, ku çmimi i bukës u rrit me 66 për qind, e ndjekur nga 33 për qind në Lituani, ndërsa në Estoni dhe Sllovaki rritja e çmimit arriti në 32 për qind.