Është hapur Panairi Bujqësor dhe Energjisë së ripërtërirë, nga i cili synohet fuqizimi i sektorit të agroturizmit dhe ekoturizmit, duke sjellë përfitime për fermerët, sipërmarrësit dhe komunitetet rurale.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka theksuar se këto dy sektorë mund të bashkëpunojnë për të krijuar modele të qëndrueshme që rrisin prodhimin bujqësor duke ulur ndikimin mjedisor.
Ai në hapjen e këtij panairi të hënën ka shtuar se këtë vit kanë bashkuar fushat e bujqësisë dhe energjisë së ripërtërishme, për çfarë ka vlerësuar si sektorët jetik për ekonominë e Kosovës.
Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se përparësi e këtij projekti është promovimi i ushqimeve bio me vlera të larta ushqyese, të cilat janë një element kryesor në agroturizëm.
I pranishëm në këtë panair ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, i cili e ka vlerësuar si mundësi të mirë hapjen e këtij paniri.
Ky panair i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, i cili do të jetë i hapur për tre ditë ofron mundësi për të bashkuar zhvillimet më të fundit në sektorin e bujqësisë dhe energjisë së ripërtëritshme.