Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues aktual i OSBE-së, sot viziton Kosovën ku do të takojë krerët e shtetit.
Takime të ndara Osmani do të ketë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe homologen e tij, Donika Gërvalla.
Takimi i dy ministrave pritet të nisë prej orës 9:00, ndërsa për në ora 10:00 është paralajmëruar konferencë për media.
Takimi mes Bujar Osmanit dhe presidentes Osmani nis në orën 10:25, ndërsa me kryeministrin Kurti prej orës 12:20 në ndërtesën e qeverisë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.