Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.
Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve të cilat i kanë cilësuar si të shkëlqyera, njofton Klan Kosova.
Osmani ka thënë se Maqedonia e Veriut e mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë si qëllim final.