UBT News

Bugatti 10 milionë eurosh që Ronaldo do t’i shtojë koleksionit të tij

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo do të shtojë një makinë të re në koleksionin e tij ekskluziv, duke blerë edicionin special Bugatti Centodieci që besohet të kushtojë rreth 10 milionë euro, transmeton UBT News.

Më shumë se çmimi, makina është aq e vlefshme sepse vetëm 10 prej tyre janë bërë dhe Ronaldo tani ka arritur të sigurojë njërën prej tyre.

Makina është bardh e zi, me një motor W16 me tetë litra. Shpejtësia maksimale është 380 km/orë, ndërsa makina mund të shkojë nga 0 në 100 km/orë në vetëm 2.6 sekonda.

Ronaldo ka disa makina luksoze. Ai dihet se ka dy Ferrari, një Lamborghini, një Rolls Royce, një McLaren Senna dhe një tjetër Bugatti Chiron./UBTNews/

Exit mobile version