UBT News

BSPK-ja mbështet “Marshin për Drejtësi” më 2 prill

Dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë takuar sot Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Gjatë këtij takimi, Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin e BSPK-së për “Marshin e Drejtësisë”, i cili do të mbahet më 2 prill në Prishtinë.

Hoxha dhe Tasholli kanë kërkuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen edhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në këtë marsh solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Në anën tjetër, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u ka ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë marsh.

“Marshi për Drejtësi” do të mbahet më 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Exit mobile version