Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha Federatave anëtare.
Të gjitha Sindikatat shprehen pakënaqësitë e tyre dhe njëherit kërkuan që Ligji i Pagave të implementohet sa më shpejt.
Me këtë rast ata kanë bërë të ditur se e kanë anuluar grevën dhe protestat dhe i kanë dhënë afat Qeverisë që deri në fund të muajit mars Ligji të shkojë për miratim në Kuvend.
Kryesindikalisti nga Policia e Kosovës, Imer Zeqiri shprehi shumë pakënaqësi në lidhje me mungesën e sigurimeve shëndetësore.
Ymer Ymeri nga SBAShK-u, tha se afati i fundit për diskutim me sindikata të jetë fundi i shkurtit, ndërkaq në muaji mars Ligji duhet që të shkojë në Kuvend.
Zenun Sadikaj nga Sindikata të Shërbimit Korrektues të Kosovës, tha se si Sindikatë kanë për qëllim që të përfshihen të gjithë në mënyrë që Ligji mos të kthehet sërish nga Gjykata Kushtetuese.