Bruce Willis, aktori legjendar i njohur për rolin e tij në “Die Hard”, është parë të enjten në një dalje të rrallë publike në Los Angeles, duke shëtitur buzë detit së bashku me kujdestarin e tij.
Ky ishte moment i veçantë për 70-vjeçarin, i cili po përballet me demencën frontotemporale, formë e demencës që ndikon në personalitet dhe aftësitë gjuhësore. Willis, i cili u tërhoq nga aktrimi më 2022 për shkak të përkeqësimit të shëndetit, u duk me humor të mirë gjatë shëtitjes, duke buzëqeshur në disa momente.
Ikona e Hollivudit, e cila tani jeton në një shtëpi të veçantë me një kat ku ka një ekip kujdesi 24/7, mbajti dorën e kujdestarit të tij ndërsa ecnin, duke përdorur kangjellat për mbështetje, gjë që tregonte pak pasiguri në ecje.
Kjo dalje vjen vetëm një ditë pas një ngjarjeje bamirëse në Nju Jork, ku ish-gruaja e tij, Demi Moore, mori pjesë në një aktivitet të organizuar në nder të tij.
Gjatë shëtitjes pranë oqeanit, Willis ishte i veshur me një bluzë gri të errët, pantallona kaki dhe një kapelë bejsbolli blu, duke mbajtur syze dielli të zeza, ndërsa ai dhe kujdestari i tij shijuan një bisedë të qetë.

Familja e Willis njoftoi në vitin 2023 se aktori kishte marrë diagnozën e demencës frontotemporale, një sëmundje e rëndë dhe progresive që ka ndryshuar jetën e tij dhe ka bërë të nevojshme vendosjen në një shtëpi të veçantë me kujdes 24/7.
Aktori i filmave të njohur doli për një shëtitje me diell përgjatë plazhit në Los Angeles, duke treguar momentet e tij të rralla të qetësisë dhe intimitetit me kujdestarin. /A.Z/UBT News/
