UBT News

Brooklyn Beckham thuhet se i ka thënë familjes së tij se nuk dëshiron të ketë kontakt me ta – nuk u përgjigjet më prindërve e vëllezërve

Brooklyn Beckham, djali i madh i çiftit të famshëm David dhe Victoria Beckham, i ka bërë të qartë familjes së tij se nuk dëshiron më asnjë kontakt me ta, raportojnë burime për “Page Six”.

Në mesin e tensioneve të njohura tashmë publikisht mes anëtarëve të familjes Beckham, Brooklyn thuhet se është në një “pauzë” të vetëvendosur nga prindërit, por edhe nga vëllezërit dhe motra me të cilët dikur ishte shumë i lidhur.

Një burim i afërt me familjen Beckham është shprehur: “Brooklyn i ka thënë familjes që nuk dëshiron kontakt dhe nuk i kthen përgjigje askujt që përpiqet të lidhet me të”.

Kujtojmë se Brooklyn ka deklaruar më parë se “gjithmonë do ta zgjedhë gruan e tij, Nicola Peltz”. Kjo deklaratë, e bërë në një periudhë kur tensionet me prindërit ishin në rritje, është parë nga shumë si një mesazh i qartë ndaj familjes së tij.

Brooklyn, ka shprehur hapur dashurinë për Nicola Peltz, 30 vjeçe, vajzën e miliarderit dhe investitorit nga Miami, Nelson Peltz. Në një video të postuar në Instagram, shfaqet duke vozitur një motor me Nicolan pas shpine, ndërsa shkruan në përshkrim: “E gjithë bota ime, do të të dua gjithmonë. Gjithmonë do të të zgjedh ty, e dashur, je personi më i jashtëzakonshëm që njoh. Përgjithmonë ti dhe unë, e dashur”.

Thashethemet për përçarjen në familje u përforcuan ë pasi Brooklyn dhe Nicola munguan në të gjitha ngjarjet e organizuara për ditëlindjen e 50-të të David Beckham, ndonëse ndodheshin në Mbretërinë e Bashkuar gjatë asaj kohe.

Një burim i cituar nga “Metro” ka treguar se Victoria është e prekur nga kjo situatë dhe po shpreson me gjithë zemër që Brooklyn të reflektojë dhe të rikthejë lidhjen me familjen.

Exit mobile version