Femrat e moshuara duhet të konsumojnë brokoli, lulelakër dhe lakër Brukseli për të reduktuar rrezikun nga goditja e sulmit në tru, tregojnë studimet e reja.
Konsumimi i tri porcioneve në ditë ndikon që enët e gjakut të jenë më të shëndetshme.
Arteriet e trashura sugjerojnë se ato përmbajnë depozite të yndyrave që ngritin presionin e gjakut.
Studimi po ashtu ka gjetur se grupi ‘cruciferous’i perimeve janë veçanërisht të dobishme.
Aty përfshihen brokoli, lulelakra, kale, lakra dhe zarzavatet.
Studimi i kërkuesve australianë ka monitoruar trashësinë e arterieve të gjakut në fyt.
Nëse kjo është mbi trashësinë e caktuar, atëherë mund të vijë deri te reduktimi i qarkullimit të qarkut drejt trurit dhe të rritet rreziku i sulmit në kokë.
Femrat që kishin konsumuar brokoli tri herë në ditë kishin arterie për 0.05mm më të holla se sa ato që nuk kishin konsumuar.
Reduktimi i trashësisë prej vetëm 0.1 mm mund të ulë rrezikun nga sulmi në tru deri në pesë herë.
Studimi është publikuar në revistën e American Heart Association.
Ndryshe, sëmundjet e zemrës janë vrasësi i dytë më i madh në Britaninë e Madhe, pas demencës.