UBT News

Brnabiq: Vuçiq është i stresuar për çështjen e Kosovës, nuk ka fjetur me netë të tëra

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur pasi u raportua se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. 

Ndër të tjera, Brnabiq ka thënë se Vuçiq është stresuar edhe për çështjen e Kosovës.

“Ai nuk po pushon, mund ta them. Do të doja që ai të pushonte edhe pak. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë, nuk mendoj se ai ka fjetur për net të tëra. Atë e ka kapur një grip. Imuniteti i është dobësuar, natyrisht nga gjithë ky stres”, tha Brnabiq për Happy TV.

Exit mobile version