Shtetasi britanik Aiden Aslin, i dënuar me vdekje nga një gjykatë në Republikën Popullore separatiste të Donetskut të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore, apeloi aktgjykimin të hënën, njoftoi të hënën agjencia ruse Interfax.
“Sot është parashtruar ankesë e kasacionit kundër aktgjykimit”, tha për Interfax avokati Pavel Kosovan, që e përfaqëson shtetasin britanik.
Aslin u dënua me vdekje muajin e kaluar së bashku me kolegun e tij britanik, Shaun Pinner dhe marokenin Brahim Saadoun për “aktivitete mercenare” sepse ata ishin kapur ndërsa luftonin si të huaj për ushtrinë e Ukrainës kundër forcave ruse dhe të mbështetura nga Rusia në Ukrainë./UBTNews/