Britanikëve mund t’u ndalohet hyrja në BE nga 1 janari, pasi që rregullat e udhëtimit që lidhen me të qenit pjesë e BE-së skadojnë, si dhe për shkak të pandemisë.
Udhëtimet e pakufizuara nëpër shtete brenda bllokut më nuk do të aplikohen automatikisht për banorët e Britanisë nga atëherë. Kjo nënkupton që vetëm udhëtimet esenciale lejohen, raporton BBC.
Aktualisht vetëm shtetet me nivel të ulët të infeksionit me koronavirus kualifikohen për udhëtime jo-esenciale.
Vetëm tetë shtete me nivel të ulët të shkallës së infeksionit janë në listën e atyre të aprovuara për udhëtime lirshëm dhe aktualisht nuk ka plane për ta vendosur Britaninë në atë listë./UBTNews