Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë. Ky veprim erdhi si reagim ndaj luftës që kjo e fundit po vazhdon ndaj Ukrainës. Sanksionet synojnë të godasin institucionet financiare të Rusisë, industrinë e prodhimit ushtarak dhe flotën ushtarako-detare ruse.
Qeveria britanike beson se sanksionet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në financimin e luftës në Ukrainë. Vendosja e sanksioneve është marrë në kordinim me SHBA-në. Sanksionet e para nga vendet perëndimore ndaj Rusisë kanë filluar që në shkurt të vitit 2022, me fillimin e luftës në Ukrainë.
Deri më tani, sanksionet e kanë privuar Rusinë nga një një buxhet prej 400 miliardë dollarësh.
Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar mbi 2000 individë dhe subjekte të Rusisë. Në to përfshihen 29 banka që përbëjnë mbi 90 për qind të sektorit bankar rus dhe mbi 130 oligarkë që kishin një vlerë neto të kombinuar rreth 180 miliardë dollarë në kohën e pushtimit.
Paketa e re godet dhe një ndër institucionet më të rëndësishme financiare të Rusisë siç është bursa e Moskës, një veprim i bërë më herët nga SHBA./UBTNews/