UBT News

Britania ndalon rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se Britania do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 16 vjeç dhe do të vendosë kufizime edhe në platformat e lojërave dhe transmetimeve të drejtpërdrejta.

Sipas tij, masat e reja kanë për qëllim “kthimin e fëmijërisë” për të rinjtë dhe rritjen e sigurisë së tyre në internet. Ai ka përmendur platforma si Snapchat, TikTok dhe Instagram, si dhe faqe lojërash ku mundësohet komunikimi me të panjohur.

Starmer deklaroi se një ndalim i plotë është “zgjedhja e duhur”, duke shtuar se ndryshimet do t’u ofrojnë fëmijëve më shumë siguri, kohë dhe mundësi për zhvillim jashtë botës online.

Sipas planit, ndalimi do të përfshijë edhe platforma si YouTube, Facebook dhe X, ndërsa aplikacionet e mesazheve si WhatsApp dhe Signal nuk do të preken.

Qeveria britanike pritet të miratojë rregulloret deri në fund të vitit, ndërsa ndalimi i plotë parashikohet të hyjë në fuqi në pranverën e ardhshme.

/A.K/

Exit mobile version