UBT News

Britania me masa të ashpra në luftën ndaj COVID-19

Shtetasit e Britanisë së Madhe që kthehen në Angli nga vendet me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së COVID-19, do të karantinohen në hotele. Këtë e konfirmoi kryeministri Boris Johnson.

Këto masa do të aplikohen për njerëzit që vijnë nga Amerika e Jugut, Afrika Jugore dhe Portugalia, për shkak të variantit të ri të virusit.

Madje vizitorëve nga këto shtete u ndalohet hyrja në Britani të Madhe.

Shtetasve britanikë dhe atyre me të drejtë qëndrimi që vijnë nga vendet me rrezik të lartë do t’iu kërkohet të karantinohen në një hotel deri në 10 ditë dhe t’i mbulojnë shpenzimet e tyre./UBTNews

Exit mobile version