Mbretëria e Bashkuar hodhi më shumë se 600 mijë doza të vaksinës AstraZeneca pasi atyre u ka dalë afati, ka zbuluar The Independent.
Kjo është përshkruar si një “skandal absolut”, pasi qeveria dështoi të dhurojë doza për vendet më të varfra që luftojnë për të pasë qasje në vaksinat kundër COVID-19, pavarësisht premtimeve të mëparshme se do të rishpërndaheshin dozat që konsideroheshin të tepërta në raport me kërkesat në Mbretërinë e Bashkuar.
Dozat s’ishin më të nevojshme në Britani pasi u mor vendimi në maj që të ndalohet dhënia e vaksinave AstraZeneca te grupmoshat më të reja për shkak të shqetësimeve për mpiksjen e rrallë të gjakut.
Dozat s’ishin më të nevojshme në Britani pasi u mor vendimi në maj që të ndalohet dhënia e vaksinave AstraZeneca te grupmoshat më të reja për shkak të shqetësimeve për mpiksjen e rrallë të gjakut.
Për këtë arsye mbet një tepricë e vaksinave prej 604 mijë dozave, të cilave u skadoi afati në gusht gusht përpara se të shkatërroheshin në fund të muajit.
Laburistët thanë se ishte “tronditëse që një sasi e tillë e dozave që shpëtojnë jetë u lejua që të shkonte dëm”. Ndërkaq, organizata bamirëse “Oxfam” tha se ishte “e turpshme” që dozat u shkatërruar derisa punonjësit shëndetësorë të vijës së parë në vendet më të varfra mbetën të pambrojtur ndaj COVID-19.