UBT News

Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly të premten njoftoi rreth paketës së re të sanksioneve dhe masave tregtare kundër Rusisë, që përkojnë me njëvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Paketa e re përfshin një ndalesë të eksportit për “çdo artikull që Rusia ka përdorur në fushën e betejës deri më tani”, përfshirë pjesët e avionëve, pajisjet radio dhe elektronike, tha ai.

“Inteligjenca ushtarake ka treguar se mungesa e komponentëve në Rusi si rezultat i sanksioneve tashmë mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të prodhuar pajisje për eksport, si automjete të blinduara, helikopterë sulmues dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Si rezultat, ka mundësi që roli i Rusisë si një eksportues i besueshëm i armëve dhe kompleksi i tyre ushtarak-industrial të dëmtohen nga sanksionet ndërkombëtare”, tha Cleverly.

“Masat e sotme do t’i dëmtojnë më tej, duke minuar makinën ushtarake të Putinit, i cili tashmë duhet të mobilizojë tanke të epokës sovjetike dhe të mbledhë ngrirës për çipa të shkallës së ulët”, deklaroi ai tutje.

Britania e Madhe do të sanksionojë edhe 92 individë dhe subjekte, sikurse drejtuesit në bankat ruse, firmat e energjisë bërthamore dhe kompanitë e mbrojtjes./UBTNews/

Exit mobile version