UBT News

Britania e Madhe urdhëron ekstradimin e Julian Assange në ShBA

Qeveria britanike ka urdhëruar ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u përballur me akuzat për spiunazh. Ai ka 14 ditë në dispozicion për ta apeluar vendimin.

Sot, ministrja e brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, nënshkroi urdhrin e ekstradimit. Kjo vjen pas një vendimi të gjykatës britanike në muajin prill ku thuhej se Assange mund të dërgohej në ShBA për shkak të publikimit të një numri të madh dokumentesh konfidenciale nga WikiLeaks më shumë se një dekadë më parë.

Vendimi është një moment i madh në betejën shumëvjeçare të Assange për të shmangur përballjen me gjyqin në ShBA – megjithëse jo domosdoshmërisht fundi i përrallës nëse ai apelon vendimin e fundit.

Një gjykatë britanike miratoi ekstradimin në muajin prill, duke ia lënë vendimin përfundimtar qeverisë. Vendimi erdhi pas një beteje ligjore që shkoi deri në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar./UBTNews/

Exit mobile version