UBT News

Britania e Madhe thotë se Rusia po vazhdon të përdorë dronët iranianë kundër Ukrainës

Rusia po vazhdon të përdorë mjete ajrore iraniane pa ekuipazh (UAV) kundër objektivave në të gjithë territorin ukrainas, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes në konferencën e saj të përditshme të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.

Rusia me gjasë po përdorë UAV-të iraniane Shahed-136 për të depërtuar në mbrojtjen ajrore ukrainase dhe si një zëvendësim për armët precize me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga Rusia që po bëhen gjithnjë e më të pakta, tha ministria në përditësimin e saj në Twitter.

Përpjekjet e Ukrainës për të kontrolluar UAV-të janë gjithnjë e më të suksesshme, shtoi tutje ministria./UBTNews/

Exit mobile version