Rusia po vazhdon të përdorë mjete ajrore iraniane pa ekuipazh (UAV) kundër objektivave në të gjithë territorin ukrainas, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes në konferencën e saj të përditshme të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.
Rusia me gjasë po përdorë UAV-të iraniane Shahed-136 për të depërtuar në mbrojtjen ajrore ukrainase dhe si një zëvendësim për armët precize me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga Rusia që po bëhen gjithnjë e më të pakta, tha ministria në përditësimin e saj në Twitter.
Përpjekjet e Ukrainës për të kontrolluar UAV-të janë gjithnjë e më të suksesshme, shtoi tutje ministria./UBTNews/