Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se gjatë javëve të fundit mund të jetë përkeqësuar mungesa e municioneve të artilerisë ruse.
Sipas njoftimit, kjo mund të ketë qenë një nga arsyet që Rusia nuk ka arritur të kryejë sulme të rëndësishme operacionale.
“Rusia pothuajse me siguri tashmë ka përdorur rezervat e vjetra të municioneve të cilat më parë ishin kategorizuar si të papërshtatshme për përdorim”, njoftoi ministria e Britanisë së Madhe./UBTNews/