UBT News

Britania e Madhe thotë se evakuimi do të vazhdojë pavarësisht shpërthimeve në Kabul

Britania e Madhe do të vazhdojë me evakuimin e njerëzve nga Afganistani, pavarësisht sulmeve jashtë aeroportit të Kabulit të enjten, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

Kryeministri mbajti një takim urgjent pas shpërthimeve, pas së cilës ai premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë “deri në çastin e fundit”.

Shpërthimet e dyfishta të së enjtes ndodhën jashtë Portës Abbey – ku forcat amerikane dhe britanike janë vendosur për të ndihmuar me evakuimet – dhe në një hotel aty pranë.

Të paktën 90 persona kanë vdekur derisa 150 të tjerë janë lënduar. Kjo u bë e ditur nga punonjësit shëndetësor të Kabulit./UBTNews

Exit mobile version