Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe të hënën njoftoi se po e tërheq përkohësisht stafin e saj britanik nga Libani për shkak të sigurisë në rajon.
“Ambasada vazhdon me punën esenciale përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve për shtetasit britanikë”, konfirmoi Zyra e Jashtme përmes një prononcimi.
Muajin e kaluar, shtetasve britanikë iu bë apel të mos udhëtojnë drejt Libanit për shkak të rreziqeve si pasojë e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit./UBTNews/