Britania sanksionoi të enjten kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kirill, për “mbështetjen e tij të spikatur të agresionit ushtarak rus në Ukrainë”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.
Patriarku Kirill është sanksionuar së bashku me disa prej aleatëve dhe komandantëve ushtarakë të presidentit rus, Vladimir Putin, në raundin e fundit të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar kundër Rusisë.
Në maj, një degë e Kishës Ortodokse të Ukrainës prishi lidhjet me Patriarkun rus Kirill për mbështetjen e liderit shpirtëror rus për luftën në Ukrainë, duke thelluar përçarjes midis kishës së Moskës dhe besimtarëve të tjerë ortodoksë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të enjten se sanksioni është një shembull tjetër i “rusofobisë”./UBTNews/