Mbretëria e Bashkuar do të sanksionojë Iranin për furnizimin e Rusisë me drone “kamikaze” të cilat po përdoren për ta bombarduar Ukrainën, tha Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly.
Në një deklaratë, Cleverly akuzoi Iranin për nxitje të luftës duke përfituar nga “sulmet e neveritshme të Rusisë ndaj qytetarëve ukrainas dhe duke shtuar vuajtjet e njerëzve dhe shkatërrimin e infrastrukturës kritike”.
Sanksionet e reja përputhen me masat e miratuara nga BE-ja të enjten, duke synuar tre individë dhe një biznes përgjegjës për ofrimin e dronëve në Moskë./UBTNews/