Britania e Madhe ka shtuar edhe 13 njerëz dhe entitete në listën e sanksioneve ndaj Rusisë – përfshirë edhe kushëriren e presidentit rus, Vladimir Putin, Anna Tsivileva.
Oligarku Vladimir Potanin, njeriu i dytë më i pasur i Rusisë dhe mbështetësi kryesor i Kremlinit, u shënjestrua gjithashtu. Ai ka nën pronësi konglomeratin Interros dhe vazhdon të grumbullojë pasuri ndërsa mbështet regjimin e Putinit, sipas Ministrisë së Jashtme. Ai ka blerë Rosbank dhe aksione në Tinkoff Bank në periudhën që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Një zëdhënës i qeverisë tha: “Për sa kohë që Putini vazhdon sulmin e tij të neveritshëm ndaj Ukrainës, ne do të përdorim sanksione për të dobësuar makinën ruse të luftës. Sanksoonet e sotme dëshmojnë se asgjë dhe askush nuk është jashtë tryezës, madje as rrethi i ngushtë i Putinit”./UBTNews/