Britania e Madhe ka arritur marrëveshje me kompaninë farmaceutike Pfizer-BioNTech për 35 milionë doza të vaksinës antiCOVID, të cilat pritet të arrijnë në gjysmën e dytë të vitit 2022.
Ky vendim i Qeverisë vjen pas 60 milionë dozave shtesë të vaksinës Pfizer-BioNTech që u porositën në muajin prill si pjesë e planeve të qeverisë për një program nxitës të vaksinimit, i cili pritet të ndodhë në shtator.
Britania e Madhe ka porositur më shumë se 500 milionë doza të shtatë prej vaksinave më premtuese, përfshirë katër që janë aprovuar për përdorim./UBTNews