UBT News

Britania e Madhe ofron mbështetje në procesin e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me ambasadorin Nicholas Abbott nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me të cilin Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe zyrën e kryeministrit, në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja.

“Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës. Sot, bashkë me ambasadorin Nicholas Abbott, nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin Mbretëria e Bashkuar do të ofroj mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën time, në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja”, shkroi shefi i Qeverisë në Facebook./UBTNews

Exit mobile version