UBT News

Britania e Madhe ofron 171 milionë dollarë për hidrocentrale në Afrikë

Britania e Madhe do të ofrojë 171 milionë dollarë për hidrocentrale në Afrikë për të ndihmuar shtetet e këtij kontinenti, njoftoi kryeministri britanik, Boris Johnson, të enjten.

Johnson, i cili shkoi në Ruandë mëngjesin e së enjtes për takim me udhëheqësit e Commonwealth, foli në një forum biznesi pas takimit me Presidentin e Ruandës, Paul Kagame dhe diskutoi partneritetin ekzistues midis Ruandës dhe Britanisë së Madhe, përfshirë edhe një marrëveshje të diskutueshme për migrantët.

Johnson tha se ajo që ai ndjente aq fort për Commonwealth-in është se nuk ka të bëjë vetëm me importet dhe eksportet, por partneritetet që ata ndërtojnë dhe po punojnë bashku për të siguruar që të gjithë të përparojnë nga revolucioni i ri industrial i gjelbër.

“Është e mrekullueshme të njoftosh se British International Investment po investon 160 milionë funta në hidrocentralet në Afrikë, duke krijuar 180 mijë vende pune, duke përfshirë këtu në Ruanda, ndërsa në të njëjtën kohë redukton emetimet e karbonit, duke gjeneruar energji elektrike për 3 milionë njerëz”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version