UBT News

Britania e Madhe: Numër i konsiderueshëm i vendeve të gatshme për të ofruar trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Një “numër i konsiderueshëm” vendesh janë të gatshëm të ofrojnë trupa paqeruajtëse në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, thotë një zëdhënës i kryeministrit britanik Keir Starmer.

Sipas mediave të huaja, që citojnë këtë zëdhënës, më shumë se 30 vende pritet të përfshihen në të ashtuquajturin “koalicion të të gatshmëve” për të mbështetur Ukrainën.

Kjo shifër është më e lartë nga numri i 27 liderëve që morën pjesë në një samit virtual të udhëhequr nga Starmer dhe Emmanuel Macron të shtunën.

Mundësitë e kontributit do të ndryshojnë, por kjo do të jetë një forcë e rëndësishme, me një numër të konsiderueshëm vendesh që ofrojnë trupa,” u tha zëdhënësi gazetarëve.

Exit mobile version