UBT News

Britania e Madhe: Nuk ka plane për të dërguar anije luftarake për të lehtësuar çështjet e furnizimit me ushqim

Mbretëria e Bashkuar nuk ka plane të dërgojë anije luftarake britanike për të ndihmuar në nxjerrjen e eksporteve të ushqimit si drithëra nga porti ukrainas i bllokuar i Odesës, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke thënë një zëdhënës i qeverisë.

Ideja e një “korridori mbrojtës” nga Odesa u ngrit nga ministri i Jashtëm i Lituanisë dhe Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, sipas Times, me potencialin për një “koalicion të të gatshëmve” për të ofruar anije.

Zëdhënësi tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë “intensivisht” me partnerët ndërkombëtarë për të rifilluar eksportin e grurit në mes të bllokadës “të neveritshme” të Putinit. Por ata thanë se Britania e Madhe nuk po vendos anije luftarake në Detin e Zi.

Më herët, Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps paralajmëroi se mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa lufta./UBTNews/

Exit mobile version