Ministrat rusë të kulturës dhe arsimit janë në mesin e të sanksionuarve nga Britania e Madhe në raundin e ri të sanksioneve.
Qeveria britanike njoftoi 14 emërime të reja këtë mëngjes, duke përfshirë ministren ruse të kulturës, Olga Lyubimova dhe ministrin e arsimit, Sergej Kravtsov.
U raportua se Lyubimova ka ofruar mbështetje dhe promovuar politika që “destabilizojnë Ukrainën ose kërcënojnë integritetin territorial”.
Kurse të tjerët u sanksionuan për përfshirjen e tyre në atë që Mbretëria e Bashkuar e përshkroi si “programin e qeverisë ruse për dëbimin e detyruar dhe riedukimin e fëmijëve ukrainas”./UBTNews/