Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron njoftoi se Londra do ta dyfishojë ndihmën humanitare në Gaza.
“Mund të njoftoj ndihmën shtesë prej 30 milionë funtash të cilat do të shpenzohen në ndihma vitale siç janë strehimi dhe furnizimet mjekësore”, deklaroi Cameron.
Muajin e kaluar, Britania ofroi ndihma në vlerë të 30 milionë funtave (37.7 milionë dollarë, 34.6 milionë euro).
“Është jetike të mbrohen civilët nga dëmet dhe ne po kërkojmë urgjentisht të gjitha rrugët për të marrë ndihma në Gaza, duke përfshirë rrugët tokësore, detare dhe ajrore”, tha Cameron të premten.
Cameron u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem të enjten./UBTNews/